Flash News

KRYESORE

Maradona sulmon trajnerin e Argjentinës: skemat e tij janë të 1930-ës

Maradona sulmon trajnerin e Argjentinës: skemat e tij janë të

Në prag të nisjes së kampionatit Botëror, Diego Armando Maradona ka rikthyer sërish kritikat ndaj trajnerit të Argjentinës, Jorge Sampaoli.

“Ai nuk ka një lojë të qartë në mendje, nuk ka një shtyllë kurrizore kur sulmon ose mbrohet”, tha Maradona duke e cilësuar si qesharake skemën 2-3-3-2 të cilën Sampaoli tha se do e përdorë gjatë Rusi 2018.

“Është një skemë e 1930-ës. Problemi nuk janë lojtarët, por ai që i drejton dhe që i thotë atyre se çfarë duhet të bëjnë në fushën e lojës. Nëse trajneri nuk është i qartë, lojtarët nuk mund të bëjnë mrekulli”, shprehet Maradona.

Të fundit