Flash News

KRYESORE

Maratona e Tiranës më 7 tetor, çmime deri në 2500 euro

Maratona e Tiranës më 7 tetor, çmime deri në 2500 euro

Është viti i tretë i Maratonës së Tiranës, e cila këtë vit do të mbahet me 7 tetor.

Do të jenë plotë 18 çmime që do të shpërblehen në përfundim të kësaj gare e cila do të organizohet në tre kategori: “Half Marathon” që i dedikohet profesionistëve, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht amatorët dhe “WW Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe, shkruan Top Channel.

Më konkretisht fituesit e kategorisë “Half Marathon”, që është edhe gara më e gjatë dhe më e vështirë do të ketë një shpërblim financiar prej 2500 euro për secilën gjini. Ndërkohë që fituesit e vendit të dytë do të kenë 1500 euro për secilën gjini dhe vendi i tretë do ketë mundësi të marrë nga 1000 euro.

Por edhe fituesit e kategorisë “Tirana 10K” do të kenë gjithashtu shpërblim financiar.

Kategoria e tretë ku do të garohet në këtë maratonë është edhe “wE Too”, e cila i dedikohet personave me aftësi ndryshe. Organizatorët kanë menduar që edhe për këtë kategori të ketë 5 çmime, nga 3 për secilën gjini. Kështu çmimi i parë për femra dhe meshkuj do të jetë 750 euro, çmimi i dytë 650 euro dhe çmimi i tretë 500 euro për secilën gjini.

Çmimet dhe kategoritë

Half Marathon

Çmimi i parë për femra dhe meshkuj 2500 euro

Çmimi i dytë për femra dhe meshkuj 1500 euro

Çmimi i tretë për femra dhe meshkuj 1000 euro

Tirana 10K

Çmimi i parë për femra dhe meshkuj 1500 euro

Çmimi i dytë për femra dhe meshkuj 750 euro

Çmimi i tretë për femra dhe meshkuj 500 euro

WE Too

Çmimi i parë për femra dhe meshkuj 750 euro

Çmimi i dytë për femra dhe meshkuj 650 euro

Çmimi i tretë për femra dhe meshkuj 500 euro

Të fundit