Flash News

KRYESORE

Marcelo: Cristiano Ronaldo na mungon

Marcelo: Cristiano Ronaldo na mungon

Trajneri i Realit të Madridit, Lopetegui, duket se nuk e ka nisur me këmbën e duhur me disa lojtarë të grupit historik të Realit, nga Modriç te Varane, e të tjerë. Por, te Reali ka edhe çështje të tjera, siç është edhe konkurrenca mes Navas dhe Courtois, me këtë të fundit që pret ende të debutojë.

Ndërkohë braziliani Marcelo është shprehur se lojtari Keylorin ka qenë fantastik dhe jam i kënaqur për të

“E shoh shumë mirë Keylorin, kemi dy portierë të fortë që mund të luajnë padyshim titullarë. Vendimi nuk më përket mua, por Keylor ka qenë fantastik dhe jam i kënaqur për të”, tha ai.

Një pyetje rreth Cristiano Ronaldos ishte e pamundur të mungonte, ashtu sikurse e parashikueshme ishte edhe përgjigjja e brazilianit.

“Cristiano është më i miri në botë dhe është e qartë që na mungon diçka pa të”, ka thënë Marcelo.

Të fundit