Flash News

KRYESORE

Marcelo i acaruar me gazetarët: Duan të na prishin imazhin e skuadrës

Marcelo i acaruar me gazetarët: Duan të na prishin imazhin e

Mbrëmjen e djeshme Reali i Madridit arriti të fitonte me vëshirësi ndaj ekipit të Viktoria Plzen, skuadër e cila nuk konsiderohet si një kundërshtar "i denjë" për "Los Blancos".

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1, ku golat për bardhezinjtë i shënuan Karim Benzema dhe braziliani Marcelo.

Ky i fundit nuk ka nguruar që pas ndeshjes të "sulmojë" edhe gazetarët, të cilët kohët e fundit kanë shkruar se Reali i Madridit ndodhet në krizë.

Marcelo i ka cilësuar këto zëra si sjellje të qëllimshme për të prishur imazhin e ekipit.

“Ju flisni për krizë sikur doni ta lëndoni këtë skuadër. Të gjithë gazetarët përpiqen të na prishin imazhin. Ndoshta na kanë zili sepse nuk dinë si të luajnë futboll”, u shpreh Marcelo.

Të fundit