Flash News

KRYESORE

Marco Reus dhuron 500 mijë euro, kjo shifër nuk shkon për spitalet

Marco Reus dhuron 500 mijë euro, kjo shifër nuk shkon për

COVID-19 është tema e ditës në gjithë vendin. Njerëzimi po lufton me një armik të padukshëm dhe nuk dihet se sa do të zgjatë kjo periudhë vetizolimi.

Industria e futbollit ka vepruar jo pak këtë periudhë. Më saktë, lojtarët dhe trajnerët. Kapiteni i Borussia Dortmund-it, Marco Reus, ka ndikuar ndryshe nga shumica. Gjermani ka dhuruar 500 mijë euro për të ndihmuar biznesin e vogël dhe të mesëm në Gjermani, meqë këtë muaj nuk ka prodhimtari në shumë ndërmarrje dhe kompani.

Reus ka dhënë kontributin e tij për këtë shtresë me shumë të punësuar. Gjesti i tij është mirëpritur jo vetëm në Dortmund, por në gjithë Gjermaninë.

Të fundit