Flash News

KRYESORE

Marin Mema: Pse Greqia më shpalli njeri të rrezikshëm

Marin Mema: Pse Greqia më shpalli njeri të rrezikshëm

Gazetari Marin Mema i ftuar sonte në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan iu përgjigj pyetjeve të fëmijëve, ndërsa u shpreh se nuk e njeh veten për të rrezikshëm sikurse e ka shpallur Greqia.

Gazetari publikoi një seri dokumentarësh në të cilat paraqiste fakte historike për dy vendet. Ai u shpreh se Greqia ka frikë nga e vërteta, ndaj e konsideron të rrezikshëm.

Ndalimi i hyrjes në Greqi ndaj tij nuk ka afat, por ai thotë se nuk do të donte që Shqipëria të mbante të njëjtin qëndrim me gazetarët grekë dhe serbë sikurse ka ndodhur me të.

Unë e di veten për djalë të mirë, nuk e di për djalë të rrezikshëm. Por komshijtë kanë frikë se ne themi disa të vërteta. Aktualisht kam 7 vite i ndaluar për të hyrë në Greqi. Nuk kam afat, por ajo që kam thënë është që unë nuk do të doja që e njëjta gjë të bëhej me gazetarët grekë, serbë etj”, u shpreh gazetari Marin Mema.

Të fundit