Flash News

KRYESORE

Marin Mema: Të bëhemi bashkë, media nuk është skandaloze

Marin Mema: Të bëhemi bashkë, media nuk është

Gazetari Marin Mema kërkon transparencë nga qeveria në shpenzimet që do të bëhen për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti. Deklarata e tij u bë sot në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit. Ai kërkoi që shqiptarët të jenë të bashkuar dhe se duhet parë përtej politikës.

“Ky është një moment shumë i vështirë për shqiptarët. Transparenca është tepër e nevojshme në këtë rast. Ka pasur raste emergjente kur ka pasur abuzime me fondet. Ne si pjesë e këtij Komiteti do bëjmë maksimumin që të jemi pranë çdo familje që është në situatë të vështirë.

Ky Komitet është ngritur për të treguar se Durrësi e Thumana, por edhe zona të tjera janë prekur nga tërmeti e që kanë nevojë për mbështetje. Këtu jemi për diçka që shkon përtej politikës. Të ndihmuarit e shqiptarëve shkon përtej politikës. Ky moment duhet të na bëjë bashkë e për të na bërë më të fortë.”, u shpreh Mema.

Gazetari iu përgjigj edhe kritikave të kryeministrit Edi Rama për punën e medias.

“Ne nuk duhet që ta anatemojmë median. Media është një sektor që ka probleme, si edhe të gjithë  sektorët e tjerë. Por media nuk është skandaloze”.

Të fundit