Flash News

KRYESORE

Marina mes lotësh në “C’est la vie”: Sonte spektakli i dedikohet mjeshtrit Aleksandër Lalo

Nata e katërt e spektaklit “C’est la vie” në Tv Klan nisi me homazhe në kujtim të kompozitorit Aleksandër Lalo, që ndërroi jetë një javë më parë. Kjo mbrëmje ishte shumë e vështirë për moderatoren, Marina Vjollca, por dhe për të gjithë të pranishmit, të cilët ishn veshur me të zeza.

“Çdo prezantues apo gazetar nëse do të ishte në vendim tim do i kishte shumë të vështirë. Janë emocione shumë të forta. Sot e zhvillojmë këtë mbrëmje pa prezencën e të madhit Aleksandër Lalo. Sonte ai na mungon, por do të jetë prezent me të gjithë krijimtarinë tij. Sonte është një natë homazhi dhe i është dedikuar mjeshtrit Aleksandër Lalo. Mirënjohëse përjetë për të gjithë muzikën që ke lënë”, tha mes lotësh moderatorja Marina. Sonte ai do të jetë i pranishëm me muzikën, këngët e tij të bukura dhe trashëgiminë e tij artistike që ai la.

Miku i tij, kantautori Luan Zhegu këndoi këngët e mjeshtit Lalo. I pyetur nga Marina se si mund ta përkufizojë maestron me një fjalë Zhegu u shpreh, “e përkufizoj si një mik rebel. Do mbetet në pleadën e artistëve që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare”.

   

Të fundit