Flash News

KRYESORE

Mario Dedivanovic humb familjarin prej COVID-19

Mario Dedivanovic humb familjarin prej COVID-19
Përmes një postim në llogarinë e tij në Instagram para disa ditësh, grimeri Mario Dedivanovic, tregoi për ndjekësit e tij se në bashkëpunim me disa ndërmarrje kishte dhuruar qindra mburoja të fytyrës. Përveç kësaj ai zbuloi se xhaxhai i tij kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe shprehu falënderimin më të madh për mjekët që po kujdesen për xhaxhnë dhe të gjithë të prekurit. Por sot ai ndau me ndjekësit lajmin e trishtë se xhaxhai i tij nuk ia doli dot dhe ka humbur betejën me koronavirusin. Grimier shqiptarë me famë në gjithë botën, në postim ndan dhimbjen e tij dhe të familjes për xhaxhanë e ndjerë.
  https://politiko.al/ndodhet-ne-vatren-e-infektimit-ne-shba-anetari-i-familjes-se-marios-infektohet-me-koronavirus/

Të fundit