Flash News

KRYESORE

Mariza Ikonomi për pagesat e koncerteve: Preferova mos të marr lekë e të kem dinjitet

Mariza Ikonomi për pagesat e koncerteve: Preferova mos të marr

Gati një vit, Mariza Ikonomi ka bërë një tur në Karaibe dhe në disa vende të Europës Veriore, ku përveçse bëri pushime dhe shijoi disa nga vendet më të bukura të botës, mbi të gjitha vazhdoi karrierën e saj si këngëtare duke bërë musical në vende të ndryshme, duke treguar dhe aftësitë e saj si aktore.

Por tani Mariza është kthyer në Shqipëri përveç eksperiencës ajo ka treguar dhe për pagesat e koncerteve të saj.

Në rubrikën “Kapi Sekondat”, moderatori Ermal Peçi e sfidoi këngëtaren që ti tregonte për 4 pagesat, për të cilat është penduar që ka shkuar në koncerte.

“200 mijë lekë, 150 mijë lekë, 1500 euro dhe 500 mijë lekë. Unë kam një tip që bëj shumë për shoqëri e nuk mendoj për pagesat. ”

Gjithashtu ajo tregoi më shumë për rastin e 1500 euro-ve: Ka qenë rast shumë i shpifur. Jemi në një treg të çuditshëm. Ai shikonte gjatë gjithë kohës, bëri një skenë…Unë preferova më mirë të mos merrja lekë e të kisha personalitetin tim, dinjitetin tim, nuk i doja më lekët.”

Të fundit