Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Mark Marku: Nuk ka nevojë për të shkuar në referandum për të gjykuar krimet e komunizmit
Projektligji i heqjes së dekoratave, përvec shoërisë e poltikës, ka nxitur debatin edhe në Top Story nga historiani Paskal Milo, Enriketa Papa, historianeë Mark Marku, analistë Gentiana Sula, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
“Si në çdo krim, edhe në rastet e krimeve të komunizmit e të çdo lloj shoqërie duhet të ketë një proces, jo vetëm politik. Ne nuk e kemi marrë seriozisht të skuarën. Edhe e shkuara duhet kthyer e gjykuar. Nuk duhet të shkojmë në referandum për të gjykuar krimet, tha, mes të tjerash Mark Marku.
Ndërsa Milo nënvizoi faktin se “dy forcat e mëdha politike kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë me të shkuarën për qëllimet politike të ditës. E kanë instrumentalizuar të shkuarën për të manipluar zgjedhësit e për të marrë votat maksimalisht.”
“Ne nuk vuajmë nga ligjet, por nga moszbatimi i tyre. Eshtë për të ardhur keq, por ata që janë ngatërruar politikisht me atë sistem, nuk kanë aspak ndjesë faji, nuk kanë pendesë e nuk kanë turp. E shkuara nuk është vetëm Enveri, Byroja. Ne, shoqëria jonë, duhet të kërkojë falje, të bëjmë një “Mea culpa”, tha Papa. Nga ana tjetër Sula, garantoi se i ka kapacitet e nevojshme dhe ka filluar aplikimin për kompletimin e dosjeve për figurat qëndrore”.