Flash News

KRYESORE

Mark Marku: Prej ekonomisë ra komunizmi dhe Bashkimi Sovjetik, jo më Rama

Mark Marku: Prej ekonomisë ra komunizmi dhe Bashkimi Sovjetik, jo më

Analisti, Mark Marku, paralajmëron se nëse kryeministri Rama nuk korrigjohet atëherë shumë shpejt do të bjerë nga pushteti. Marku e vuri theksin tek ekonomia e vendit duke thënë se po shkon drejt falimentimit teksa shtoi se prej ekonomisë ka rënë sistemi komunist e Bashkimi Sovjetik jo më qeveria e Ramës.

“Në qoftë se Rama nuk korrigjon, nuk ndryshon, nuk bën disa lëvizje, padiskutim që bie dhe shumë shpejt. Po falimenton ekonomia. Pse po rriten taksat? Rriten taksat se po falimenton ekonomia, s’ke ekonomi. Dhe me çfarë do i mbaj njerëzit? Me çfarë do mbajë buxhetin? Është logjikë e pastër. Të merr taksa gjithandej se ka falimentuar ekonomia, shumë e thjeshtë.

Prej ekonomisë ka rënë edhe komunizmi, ra edhe komunizmi në Shqipëri edhe Bashkimi Sovjetik jo më Rama”, tha Marku në emisionin ‘Byro Politike’ të ditës së premte.

Të fundit