Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Mark Marku sherr me analistin në studio: Ore ti, mos e zgjat me mua, kaq po të them
Është shoqëruar me përplasje debati mes analistëve Mark Marku dhe Lorenc Vangjeli në studion e emisionit ‘Opinion’.
Shkak është bërë deklarata e Vangjelit sipas të cilit Rama nuk është i interesuar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Nga ana tjetër, Marku e ka replikuar duke e cilësuar një idiotizëm këtë qëndrim. Ndiqni debatin e zbardhur nga opinion.al si më poshtë:
Lorenc Vangjeli: Unë mendoj se njeriu më i painteresuar për shkarkimin me komisionin parlamentar të Presidentit të Republikës, është kryeministri Edi Rama. I interesuar që të ndodhë kjo gjë është Lulzim Basha. Shtohet edhe një argument tjetër i luftës politike, shtohet edhe një kalorës tjetër në opozitë. E njëjta histori me zonjës Kryemadhi, zotin Berisha, i vetmi të cilit nuk i intereson është Edi Rama.
Mark Marku: Atëherë pse po e bën, se është paradoksale?
Lorenc Vangjeli: Nuk besoj se do t’i shkojë deri në fund.
Blendi Fevziu: Mendon se nuk do t’i shkojë deri në fund, e bën për presion politik.
Mark Marku: I vetmi që nuk do, dhe ai po bën procesin, jo se nuk ka sens.
Lorenc Vangjeli: Ok, nuk ka sens për ty Mark.
Mark Marku: Nuk ka sens në përgjithësi mo. Ai është i poshtër, por jo idiot.
Lorenc Vangjeli: O Mark, nuk e kupton dot mo Mark, ça të të them unë tani.
Mark Marku: Nuk e kuptoj Lenc. Kur thua ti që i vetmi person që nuk i intereson është Rama, i cili ka nis procedurën për ta shkarku atë… Unë se kuptoj realisht, idiotizma të tilla nuk i kuptoj unë.
Lorenc Vangjeli: O Mark, mua mos më fol si Kadri Hazbiu dhe mos më fol me logjiken e Hazmi Kasës ë.
Mark Marku: Idiotizma të tillë nuk i kuptoj.
Blendi Fevziu: Mos e personalizoni.
Lorenc Vangjeli: Kaq, Kaq…
Mark Marku: Idiotizma të tillë nuk i kuptoj.
Lorenc Vangjeli: Kaq po të them. Unë jam mësuar që nuk i ndjek qentë që më kafshojnë.
Mark Marku: Po le more tashi…
Lorenc Vangjeli: Mos e zgjat me mua.
Mark Marku: Ore ti…