Flash News

KRYESORE

Mark Zuckerberg me plan të ri; do bashkohen mesazhet e Facebook, Whatsapp dhe Instagram

Mark Zuckerberg me plan të ri; do bashkohen mesazhet e Facebook, Whatsapp

Drejtuesi i ‘Facebook’, Mark Zuckerberg po planifikon që të integrojë në një mesazhet e Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger. Tre platformat funksionojnë të ndara nga njëra-tjetra, ndërkohë që me planin e ri mesazhet do mund të shkëmbehen midis tyre.

Dikush do mund t’i dërgojë mesazh nga Facebook Messenger një mikut të tij që ka vetëm WhatsApp apo përdoruesi i këtij të fundit mund ta kontaktojë me mesazhe mikun e tij që përdor Instagramin edhe pse nuk ka të instaluar Whatsapp-in.

Sipas Nju Jork Times, puna ka nisur dhe ky bashkim do të jetë i mundur në fund të këtij viti ose në fillim të 2020-ës.

Të fundit