Flash News

KRYESORE

Marksi ndez debatin në qytetin e lindjes

Marksi ndez debatin në qytetin e lindjes

Këshilli bashkiak i Trier-it ka vendosur të pranojë statujën e Karl Marksit, të ofruar si dhuratë nga Kina me rastin e dyqind vjetorit te lindjes së filozofit, që do të festohet vitin e ardhshëm. Marksi ka lindur në Trier më 5 maj 1818.

Statuja është vepër e artistit kinez Wu Weishan dhe, përfshirë bazamentin, arrin një lartësi prej 6.30 metra. Këshilli vendosi ta pozicionojë atë në qendër të qytetit, në afërsi të Porta Nigra, porta romake që bënë pjesë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, një nga monumentet kryesore të Gjermanisë.

“Ngritja e statujës të një njeriu që ka luajtur rolin kryesor në zhvillimin e komunizmit është një turp dhe jo nder për Trier”, shprehet një qytetar.

Reiner Marz, përfaqësues i Partisë së Gjelbër, i kërkoi këshillit të refuzojë dhuratën, duke thënë: 'Kushdo që pranon dhuratën nderon dhuruesin. Partia Komuniste e Kinës nuk meriton asnjë nderim.”

Por kryebashkiaku i Trier Wolfram Leibe tha: “Kjo nuk ka të bëjë me glorifikimin. Ato kohë kanë kaluar.”

Kreu i departamentit të Planifikimit të Trier, Andreas Ludwig, tha se ai e sheh statujën si një nderim. “Është diçka e madhe që shteti më i madh në Botë ka menduar për qytetin e vogël të Trier. 150.00 turistë kinezë vizitojnë Trier çdo vit – dhe kjo mund të rritet edhe më shumë.”

Të fundit