Flash News

KRYESORE

Marku fitore me ‘knock out’ ndaj rumunit, përsërit ambiciet për të garuar në 'UFC'

Marku fitore me ‘knock out’ ndaj rumunit, përsërit
Florian Marku ia doli sërish. Nga Tirana në Ferizaj, fituesi mbetet i njëjtë, me luftëtarin kuqezi që arriti të mposhtë dhe rumunin Ioan Vranceanu, që u dorëzua në raundin e dytë, duke mos përballuar dot furinë e goditjeve të Markut, që konfirmoi ambiciet e tij për të arritur shumë në MMA. Me një mbështetje maksimale edhe në pallatin e sportit “Bill Clinton” të Ferizajt, Marku mori dozën e nevojshme të karikimit nga publiku dhe pasi studio kundërshtarin e tij, filloi të kombinonte një seri goditjesh me gju, që e lanë të shtangur kundërshtarin rumun, që shkoi në tapet që në raundin e parë, raporton Supersport. Një tjetër goditje me gju në raundin e dytë duket se filloi të tronditë rumunin, që e gjeti veten nën një breshëri grushtesh nga ana e Markut, duke kërkuar madje mëshirë kur ishte në tapet. Marku e kurseu goditjen e fundit, me gjyqtarin që mbylli takimin me dorëzimin e Vranceanut, duke i dhënë fitoren e radhës Markut, që njeh vetëm suksese në kafazin e MMA-së, aq sa në fund të sfidës konfirmoi dhe ambicien e tij për të arritur në nivelin më të lartë të këtij sporti në UFC.
 
View this post on Instagram
 

LIGHTS OFF. 7-0 JU FALENDEROJ TE GITHVE PER PERKRAHJEN TUAJ FERIZAJ ISHTE 🔥🔥

A post shared by Florian Tnt Marku (@florianmarku) on

Të fundit