Flash News

KRYESORE

Marku mbledhje me dyer të mbyllura me prokurorët në Durrës

Marku mbledhje me dyer të mbyllura me prokurorët në Durrës

Prokuroja e Përgjithshme Arta Marku është duke zhvilluar takime të njëpasnjëshme me prokurorët e rretheve.

Së fundmi Marku ka qenë në Vlorë për të zhvilluar analizën vjetore dhe tanimë është duke zhvilluar takim me prokurorët e Prokurorisë së Durrësit.

Mësohet se mbledhja është duke u diskutuar me dyer të mbyllur me prokurorët e Durrësit dhe rretheve ku sigurisht peshën më të madhe e mban kryeprokurorja Donika Prela  që e ka emëruar vetë Marku para disa javësh.

Në të njëjtën linjë është duke vepruar edhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj duke zhvilluar takim me drejtuesit e Task Forcës Speciale “Forcat e Ligjit”.

Ministri Xhafaj garantoi mbështetje për strukturat e “Forcës së Ligjit”, kundër krimit të organizuar si dhe shprehur vlerësim për rezultatet e fundit të operacionit “Forca e Ligjit”.

Të fundit