Flash News

KRYESORE

Marku: Përballë Ramës nevojitet një opozitë e fortë, PD duhet ta bëjë këtë

Marku: Përballë Ramës nevojitet një opozitë e

Mark Marku, ish deputeti i PD, ka thënë se nuk ka asnjë arsye për koalicionin PS-PD, gjithashtu shprehet se është pro bashkëpunimit mes dy partive kur bëhet fjalë për çështje për vendin.

Ai thekson se vendit i duhet një opozitë e fortë dhe PD duhet ta bëjë këtë rol. I ftuar në rubrikën “Opinion” të News24, Marku ka thënë se PD dhe LSI mund ta bëjnë bashkë opozitën.

“Nuk ka asnjë arsye për koalicion PS-PD. Bashkëpunimi PD-PS ndodh edhe pa koalicion. Nëse bëhet fjalë për integrimin e vendit, nirmal që do të bashkëpunosh. PD nuk ka pse të bashkëpunojë me Ramën nëse ky do të të ndëshkojë qytetarët publikisht, me ca mekanizma që nuk janë të nevojshme. Nga ana tjetër PD nuk ka numra që të kushtëzojë Ramën. Përballë Ramës nevojitet një opozitë e fortë”, ka thënë Marku.

Ai gjithashtu e ka cilësuar këtë fushatë të zbehtë për kreun e ri të PD-së. Marku ka thënë se dy kandidatët për kreun e partisë nuk kanë sjellë alternativat e tyre për ringritjen e PD-së, apo për mënyrën se si do të bëhet opozitë.

“Gara në PD më duket sikur po zhvillohet në një fushatë të zbehtë. Secili po jep gjykimin e tij për situatën brenda PD, por të dy kandidatët nuk po na e bëjnë të qartë se çfarë lloj opozite duan t’i japin vendit. Momenti kur bëhen zgjedhjet në parti, është që kandidatët të japin idetë e tyre se si do ta organizojnë atë. Kandidatët janë pa alternativë për PD. Deri më tani nuk ka një platform për transformimin e PD-së. Nuk jepet alternativa se si do të ringrihet PD, si do të ruhet ekuilibri për të zgjedhurit dhe ata që nuk janë zgjedhur”, ka thënë Marku.

Të fundit