Flash News

KRYESORE

Maroku bëhet pjesë e Afrikës Perëndimore, edhe pse gjendet në Afrikën Veriore

Maroku bëhet pjesë e Afrikës Perëndimore, edhe pse gjendet

Grupi rajonal i Afrikës Perëndimorë, Ecowas, e ka aprovuar në princip aplikacionin e Marokut për anëtarësi në këtë organizatë, përkundër faktit se Maroku gjendet në Afrikën Veriore.

Por, liderët e Ecowas, të cilët u takuan në Liberi, kanë thënë se implikimet e anëtarësisë së Markout në këtë organizatë duhet të konsiderohen para se ky vend t’i bashkohet grupit edhe formalisht.

Mbreti Mohammed i VI-t i Maroku nuk ishte në këtë samit për shkak se i ftuar ishte edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ndërkohë në janar të këtij viti, Maroku iu ribashkua Unionit Afrikan.

Maroku e kishte lënë këtë union në vitin 1984 pasi që e kishte njohur pavarësinë e Saharës Perëndimore.

Maroku e cilëson Saharën Perëndimore si pjesë të territorit të vet historik dhe i ka kaluar shumicën e tri dekadave të fundit duke tentuar t’i forcojë marrëdhëniet me Evropën në kurriz të marrëdhënieve me Afrikën.

Presidenti i Bregut të Fildishtë, Alasanne Ouattara, e ka konfirmuar se Ecowas është pajtuar në princip ta pranojë Marokun, por ka thënë se duhet punuar ende rreth disa detajeve.

Të fundit