Flash News

KRYESORE

A do marrë pjesë Meta në festën e PS? Fatos Nano “surpriza” e Edi Ramës për socialistët

A do marrë pjesë Meta në festën e PS? Fatos Nano

Partia Socialiste feston sot 26 vjetorin e themelimit dhe kryetari i saj, Edi Rama, ka planifikuar të organizojë një festë në selinë qendrore. Mësohet se ftesat janë dërguar për zyrtarët e PS-së ndër vite, ku nuk mungon as presidenti i zgjedhur, Ilir Meta.

Meta dhe Rama ndodhen në momentin më kritik në marrëdhëniet e tyre që kur firmosën koalicionin e 2013-ës. Ish-kreu i LSI ka marrë pjesë në festat e mëparshme, por nuk ka konfirmim nëse do të jetë i pranishëm edhe sot.

Në ceremony pritet të marrë pjesë edhe ish-kryeministri Fatos Nano. Rama prej vitesh po mundohet të forcojë marrëdhëniet me ish-kryetarin dhe mbrëmjen e djeshme kanë darkuar së bashku. Raportohet se Nano do të mbajë një fjalim në festën e sotme për t’i dhënë mbështetje Edi Ramës, i cili po bën çdo gjë të tjetë e mundur për tërheqjen e sa më shumë votave.

Të fundit