Flash News

KRYESORE

Marrëdhënia mes Olta Bokës dhe vëllait të saj, xhelozia për partnerët e njëri-tjetrit

Marrëdhënia mes Olta Bokës dhe vëllait të saj, xhelozia

Skena e “Kënga Magjike” i ka bërë bashkë motër e vëlla në duetin Atij/Asaj

Po flasim për Olta dhe Stivi Boka, të cilët janë bërë pjesë e shoëbiz-it shqiptarë me zërin e tyre të mrekullueshëm.

Olta ka pranuar më herët se është në një romancë,por nuk ka dashur të flasë në lidhje me partnerin e saj, në të njëjtën kohë mësojmë se dhe Stivi është në një lidhje. Por a janë ata xheloz për partnerët e njëri-tjetrit? Këngëtarja tregon për “Lart e Poshtë” se bëhet xheloze por nuk ndërhynë në jetën private të tij.

 

A je ti një motër xheloze?

Jam pak me thënë të drejtën. E shoh Stivin të shkruaj dhe gjithë kohës jam aty për t’i marrë vëmendjen. Por unë e respektoj shumë edhe privatësinë e Stivit.

 

Po ai bëhet xheloz për partnerin tënd?!

Për Stivin unë kam pasur një shprehje që do ta them dhe nuk do lodhem asnjëherë, sikur të kisha mundësi të zgjidhja një vëlla do zgjidhja prapë Stivin. Me Stivin ndihesh komode në të gjitha rrethanat”, ka përmbyllur Olta rrëfimin e saj për gazetaren Suada Daci.

Të fundit