Flash News

KRYESORE

Marrëdhënia në çift, femrat janë më mbështetëse sesa meshkujt

Marrëdhënia në çift, femrat janë më

Përfundimi i një studimi të kryer në Zyrih me mbështetje të fondacionit “Swiss National Science” tregon se femrat janë gjithmonë më mbështetëse se meshkujt në marrëdhëniet në çift.

Kjo ndodh sepse ata janë më të ndjeshëm ndaj stresit dhe kanë vështirësi për ta përballuar atë. Për këtë arsye bëhen më kritikë, më pak mbështetës, mbi të gjitha kur partnerja shpreh ndjenjat e saj.  

Për të realizuar këtë studim u analizuan 189 çifte të cilët kishin më shumë se 4 vite të lidhur. Ata u ndanë në 3 grupe eksperimentale ku ose femra, ose mashkulli ose të dy do të përballeshin me stresin më të lartë.

 Rezultatet tregojnë se nën stres femrat u treguan më mbështetëse kundrejt partnerëve të tyre, të cilët shfaqnin ankth e mërzi. Meshkujt prodhuan një numër më të madh komentesh negative, duke u treguar kështu më pak të aftë për ndërveprime pozitive e mbështetëse për partneret e tyre.

Një ndihmë e madhe për ecurinë e mirë të një çifti  është edhe të kuptuarit e rolit që luan stresi në marrëdhënien tuaj përkrah partnerit, është e rëndësishme të dini se stresi mund të shtojë nevojën për të qenë objekt reciprok përkujdesjeje në çift.

Të fundit