Flash News

KRYESORE

Marrëdhënia me Ramën, Bashën e Berishën dhe çizmja e Kryemadhit në sytë e Metës

Marrëdhënia me Ramën, Bashën e Berishën dhe

I pyetur se si janë sot marrëdhëniet mes presidentit dhe kryeministri, kreu i shtetit u shpreh:

“Si institucion, marrëdhëniet e mia me të gjitha institucionet kanë qenë dhe mbeten bashkëpunuese. Unë nuk i imponoj askujt bashkëpunim dhe shpresoj që edhe të tjerët të jenë të tillë. Jemi takuar disa herë, edhe vetëm për vetëm dhe kemi folur për çështje të ndryshme. Nuk jemi këtu për të treguar histori, jemi këtu për disa çështje shumë të rëndësishme. Jam takuar edhe me Lulzim Bashën. Me Berishën? Dihet që kam një afeksion, por unë jam i hapur me të gjithë faktorët”.  

Meta mohoi që të jetë takuar me kryeprokuroren e re Arta Marku. I pyetur nga Fevziu nëse ka qenë një mbështetës i madh i Adriatik Llallës, që sipas Fevziut është akuzuar nga Donald Lu se ka refuzuar që të ndjekë penalisht politikanët e lartë, Meta nuk e pranoi që ta ketë patur ndonjëherë këtë rol dhe i quajti këto hamendësime si banale. Ai tha se reforma do të ecë përpara, mbi bazën e shinave kushtetuese dhe veneciane. Çdo devijim nga to do të prodhojë acarimin e luftës politike.

A do të ndëshkojë të pandëshkueshmit?

“Shpresojmë që ajo të realizojë atë që pritte nga qytetarët shqiptarë”.

Goditja e Kryemadhit me çizme ndaj Ramës?

“Ka marrë disa veprime për të cilat mban përgjegjësi vet. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për erën. Ne jemi tipa të ndryshëm kjo dihet, secili mban përgjegjësi për veprimet e tij. Unë e kam gjetur në politikë dhe rëndësi ka që të mos ndikohem prej saj si president. Mund të ndikohem në çështje të arredimit të shtëpisë, apo dhomës së gjumit, por në vendimet për presidencën si institucion, nuk ndikohem nga askush”.   

Të fundit