Flash News

KRYESORE

Marrëdhënie e hapur, e dashura e re e Brad Pitt qenka e martuar dhe ka një djalë 7-vjeç

Këto kohë (vite) është diskutuar shumë për divorcin e Brad Pitt dhe Angelina Jolie-s mirëpo si duket kjo u la në hije kur në skenë doli e dashura e re e Brad Pitt.

Modelja gjermane e cila u diskutua në media si një "sozi" e Angelina Jolies, na qenka e martuar. Në fillim - thuhet se -  Brad ka takuar bashkëshortin e Nicole, Roland Mary, në 2009-ën teksa xhironte filmin Inglorious Bastards në Gjermani.  Dhe Brad e ka njohur modelen në restorantin e burrit yte sah në Berlin.

Thuhet se Brad Pitt është magjepsur nga brunia 27 vjeçare kur e ka parë për herë të parë në gusht 2019. Nicole është ende e martuar dhe ka një djalë shtatë vjeçar të quajtur Emil me Roland.

Roland Mary, 68 vjeçari i cili është i martuar me modelen nuk ka pranuar të diskutojë për lidhjen e dashurisë së gruas së tij me Brad kur u kontaktua nga MailOnline.

Ai tha thjesht: ‘Asnjë koment’.

Ndërsa një mik i tij është shprehur duke thënë se: “Ai është martuar disa herë dhe ka pesë fëmijë. Ata janë akoma të martuar, por ju mund t’i përshkruani marrëdhëniet e tyre si një “martesë e hapur."

Pra, në këtë marrëdhënie ka më shumë se dy njerëz dhe nuk mund të ishte më e hapur se kaq. Një telenovelë e re në jetën e aktorit 56-vjeçar.

A ka gjetur Brad Pitt Angelina Jolie-n tek e dashura e re?

Reagimi i Angelina Jolie pasi mori vesh lidhjen e Brad Pitt me modelen që i ngjan shumë aktores

Të fundit