Flash News

KRYESORE

Marrëdhënie e kushtëzuar me Kuvendin? Qartësohët qëndrimi përfundimtar i opozitës së bashkuar

Marrëdhënie e kushtëzuar me Kuvendin? Qartësohët

Nën-kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është shprehur pas mbledhjes së partive opozitare në qytetin e Shkodër se do të kenë një raport të kushtëzuar me parlamentin, pa dhënë detaje të tjera.

Vasili nuk kurseu edhe njëherë akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, për të cilët pohoi se janë marrë peng nga bandat kriminale.

“Qytetarët shqiptarë dhe veçanërisht ata të Shkodrës nuk janë vetëm dhe nuk do te jene kurrë vetëm. Kryeministri më frikacak. Së bashku me ata që drejtojnë grupin e tij, që sot hapi një parlament grabitqar, armiq të popullit. Marrëdhënia me parlamentin do të jetë e kushtëzuar, zero kompromis. Faktet tregojnë inkriminimin e kryeministrit.  Frikacakët janë në Tiranë. Kjo luftë e papajtueshme, nuk ndalet deri në çlirimin e Shqipërisë. Reagimi do të jetë shumë i fortë, format do i shikoni. Opozita nuk ka bojkotuar, ka marrëdhënie të kushtëzuar”, u shpreh ndër të tjera Vasili.

Mbledhja e partive opozitare u zhvillua në Shkodër për shkak të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në këtë qytet, ku 3 muajit e fundit ka pasur 6 vrasje të tipit mafioz dhe 2 persona rezultojnë të zhdukur.

Mbledhja në Shkodër/ Lulzim Basha flet për situatën alarmante: Rama dhe Xhafaj kanë fuqi vetëm në letër, territori kontrollohet nga bandat

Të fundit