Flash News

KRYESORE

Marrëdhëniet Shqipëri-Kinë, Ambasada e Shqipërisë promovon ende “miqësinë” e 1968-s

Marrëdhëniet Shqipëri-Kinë, Ambasada e Shqipërisë
Që prej vitit 1968, Kina ka ndryshuar pothuajse gjithçka duke u shndërruar në fuqi globale, konkurrente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E megjithatë, zyrtarët shqiptarë sa herë flasin për marrëdhëniet me Kinën, i referohen të ashtuquajturës miqësi gjatë periudhës së komunizmit. Kështu ka ndodhur edhe me rastin e festimit të 68 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve (23 nëntor 1949). Ambasada Shqiptare në Pekin ka përpunuar një disk të regjistruar në vitin 1968 me titull “Ne jemi miq të vërtetë”. “Me rastin e 68 vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Kinës. Ky është një disk i regjistruar në vitin 1968 me titull "Ne jemi miq të vërtetë", shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës shqiptare në ‘Twitter’. 27 vite pas rënies së komunizmit dhe gati 40 vite pas prishjes së asaj miqësie, Tirana ende nuk ka krijuar një bazë të fortë në marrëdhëniet me Kinën, për të thelluar bashkëpunimin dhe për të tërhequr investimet gjigante që ky shtet po bën në vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Juglindore. Ndërkohë, Kina vijon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, ndërsa investimet më të mëdha në Ballkan i ka drejtuar në Serbi dhe Greqi.

Të fundit