Flash News

KRYESORE

Marrëveshja/ Deputeti i opozitës së re: Pse sot duhet të ndihemi të gjithë të turpëruar

Marrëveshja/ Deputeti i opozitës së re: Pse sot duhet të

Marrëveshja e nënshkruar mbrëmë nga palët e Këshillit Politik u mbyll në kushtet kur të gjithë anëtarët hoqën dorë nga disa kërkesa dhe kushte.

Opozita parlamentare e përfaqësuar nga Rudina Hajdari jo vetëm që nuk mori konsensus për ndryshimin e sistemit, por sipas saj as nuk ishte e përfshirë në axhendën e takimit, megjithatë ajo u tërhoq sipas saj për të mos penguar marrëveshjen për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Po ashtu, në marrëveshje u përjashtua edhe vota e emigrantëve. Deputeti i opozitës së re, Arlind Çarçani reagoi me një status në rrjetet sociale, duke shkruar se të gjithë duhet të ndihen të turpëruar sot për këtë fakt.

“Sot duhet të ndihemi të gjithë të turpëruar përpara shqiptarëve që jetojnë në mbarë botën: shqiptarëve që ndodhen në emigrim; shqiptarëve që mbajnë një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë së vendit tonë me remitancat e tyre dhe investimet që kanë bërë, po bëjnë dhe do të bëjnë në Shqipëri. Motra dhe vëllezër emigrantë, politika e vendit tuaj, me dashakeqësi dhe dinakëri nuk pranon t'iu mundësojë votën.

Kjo politikë e kalbur i trembet votës suaj, sepse ajo votë, as nuk mund të shitet, dhe as nuk mund të blihet.

Siç duket, do të vazhdojmë kështu dhe për 20 vite të tjera, rrumpallë, ashtu siç ka qenë këto 30 vjet e në vazhdim”, shkruan deputeti.

 

Të fundit