Flash News

KRYESORE

Marrëveshja e 18 majit, Basha: Nuk e donim, na detyruan amerikanët

Marrëveshja e 18 majit, Basha: Nuk e donim, na detyruan amerikanët

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka theksuar se marrëveshja e 18 majit u arrit në kundërshtim me objektivat dhe dëshirat e tij, por u detyrua nga amerikanët. Basha tha në emisionin ‘Opinion’ se opozita do të izolohej nëse nuk merrte pjesë në zgjedhje, qëndrim të cilin po e mbanin njëkohësisht Bashkimi Europian dhe SHBA.

“Marrëveshja e 18 majit nuk ishte objektivi im politik. Objektivi im ishte largimi i Edi Ramës. Pas refuzimit të dy apo tre ndërhyrje të europianëve dhe pas letrës së Komisionit ku i bënte thirrje shqiptarëve të votonin edhe pa opozitën, erdhi propozimi amerikan. Edhe propozimi amerikan ishte i njëjtë, por ne na u bë e qartë se çfarë do të ndodhte nëse nuk merrnim pjesë në zgjedhje. Ne ishim përpara zgjedhjes të vazhdonim linjën tonë dhe t'i thonim jo këtij propozimi amerikan: Ky do të ishte qëndrim i drejtë. Unë isha i bindur se nuk mund të kishte zgjedhje me Edi Ramën.

Çfarë do të ndodhte me këtë na u bë e qartë, SHBA-të nuk do të kishin asnjë mundësi tjetër por t’i bashkoheshin qëndrimit të Brukselit që mund të ketë zgjedhje pa opozitën.

Për herë të parë PD nuk do të merrte pjesë në zgjedhje, ne do të humbisnim kauzën dhe Edi Rama do të emëronte në Parlament opozitën e tij.

Në këto kushte vendimmarrja ishte e detyruar. Në këtë moment unë nuk mund t’i thoja demokratëve se ne nuk e çamë dot atë, por hajde të bëjmë çfarë mundemi. Duhet t'i mobilizoja për fushatën.”

Basha flet për herë të parë pas kritikave të Berishës: Dilema u shua...

Të fundit