Në marrëveshje përfshihen pikat ku mazhoranca me opozitën kanë rënë dakord, ato që nuk kanë rënë dakord, dhe se kur pikat e marrëveshjes do të hyjnë në fuqi. Ky dokument është firmosur nga 4 anëtarët e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari, teksa në fund të dokumentit thuhet se nuk ka pasur konsensus sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor.
1- Identifikimi elektronik - 100% në të gjithë Shqipërinë
2- Komisioni qendron i zgjedhjeve - Me implementimin e identifikimit biometrik do të merret KQZ dhe një ekspert ndërkombëtar
3- KQZ do të risktrukturohet
4- Numëruesit do të jenë dy jo-politikë, një numëron tjetri vëzhgon, pjesa tjetër do të jenë monitorues nga qeveria dhe opozita
5- Qendrat e votimit - dy anëtarët e komisionit nga maxhoranca dhe opozita dhe 3 të tjerë do të zgjidhen me short nga KQZ
6- ZEZ- Do jenë njësoj si më parë
7- Kolegji elektoral, i përbërë nga gjyqtarë që kanë kaluar vetting-un
8- Procesi i apelimit mbetet i njejtë, i pandryshuar
9- Depolitizimi- asnjë ndryshim në depolitizimin e administratës për zgjedhjet e ardhshme, parlamentare dhe lokale
10- Drafti përfundmtar nuk do të pësoj ndryshime në parlament, pa pëlqimin e të gjitha palëve
11- Masa të tjera - Këshilli Politik do vazhdojë të mblidhet dhe të diskutojë për çështje të tjera dhe për të adresuar rekomandimet e tjera të OSBE/ODIHR
12- Hyrja në fuqi - pikat nga 1-11 janë të vlefshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale, por pika 4,5,6 hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të ardhshme