Flash News

KRYESORE

Marrëveshja e Barçës, Pique tregon sakrificën e lojtarëve për Neymarin

Marrëveshja e Barçës, Pique tregon sakrificën e

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka treguar prapaskenën për rikthimin e Neymarit. Ai ka treguar se ekipi ishte gati t'i merrte rrogat me vonesë në mënyrë që braziliani të afrohej sërish në Spanjë. Asgjë nuk u bë në fund, por porta për brazilianin është e hapur.

"Neymari të rikthehet? Gjithçka mund të ndodhë. Ne i kemi thënë atij që po shkon drejt një burgu të artë. Dyert janë të hapura për të që të rikthehet. Kemi thënë që do të kthehet te Barcelona dhe kjo është e vërtetë. 

Ne i kemi thënë Bartomeut se nëse pagesat për ne do të vonohen në mënyrë që klubi të jetë brenda rregullave të Fair Play-t Financiar ne jemi gati ta bëjmë", - tha ai duke treguar një anë tjetër të medaljes.

Të fundit