Flash News

KRYESORE

Marrëveshja e Bashës me aleatët, Kreshnik Spahiu mbetet jashtë

Marrëveshja e Bashës me aleatët, Kreshnik Spahiu mbetet

Detaje të reja vijnë nga marreveshja mes Bashës dhe 5 aleateve te tij per zgjedhjet e 25 qershorit. Nga të dhënat e para mësohet se Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Nard Ndoka dhe Agron Duka kanë rënë dakord me Bashën për përfaqësimin në listat e PD-­së.

I vetmi që ka mbetur jashtë është Kreshnik Spahiu.

Kujtojmë se kreu i PR, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim të dytë me kreun e PD-së Lulzim Basha. Takimi nuk ka zgjatur shumë, vetëm 10 minuta. Bëhet me dije se ka qenë Mediu ai që i është drejtuar zyrës së Bashës. 

Ky takim erdhi pas regjistrimit të Partisë Republikane si subjekt zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit nga ana e KQZ-së në mbledhjen e sotme. Paraditen e sotme, burime të kësaj partie u shprehën se Partia Republikane ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhje për shkak se është e pakënaqur nga negociatat politike me Partinë Demokratike. “’Partia Republikanë është e pakënaqur me negociatat politike me Partinë Demokratike. Ne kemi vendosur të shkojmë të vetëm në zgjedhje për të matur elektoratin tonë’’, u shprehën burime të Partisë Republikane.

Të fundit