Flash News

KRYESORE

Marrëveshja e detit me Greqinë, Kryemadhi: Na erdhi si vetëtimë në qiell të pastër

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur rreth negociatave mes Shqipwrisw dhe Greqisw. Në emisionin  ‘Arena’ në Ora News, Kryemadhi u shpreh se ajo mund të jetë një lojë politike e kryeministrit Edi Rama.

“Dje e dëgjuam dhe na erdhi si vetëtimë në qiell të pastër. Bushati foli në komision për çështjen çame dhe jo për detin. Mendoj se kjo është përsëri një lojë e radhës së z.Rama.

Në mendoj që kjo mund të jetë një lojë e radhës që Rama bën me fqinjët duke pasur parasysh manjilitetin e tij, që ai mund ta bëjë këtë për të larguar vëmendjen nga çështja Tahiri, nga dështimi praktikisht që ka ndodhur me reformën në drejtësi, ku çështja e një ekstradimi ku ministrja e Drejtësisë dhe kryeprokurorja më së paku duhet të ishin të tërhequra. E gjitha kjo mund të jetë një lojë për të krijuar një lloj histerie patriotike.

Mund të jetë një lojë politike që z.Rama e bën për një moment dhe një protestë e madhe mund të bëjë që Rama pas disa muajsh tu thotë grekëve se më vjen keq po nuk më lejon populli”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit