Flash News

KRYESORE

Marrëveshja e detit me Greqinë, ish-ministri i LSI kundër Metës: Deklarata e presidentit është shqetësuese

Marrëveshja e detit me Greqinë, ish-ministri i LSI kundër

Një ditë pas deklaratës së presidentit të Republikës, Ilir Meta se marrëveshja e detit me Greqinë duhet të ratifikohet në Parlament kur Shqipëria të ketë Gjykatë Kushtetuese, ka sjellë një reagim kritik të ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në një reagim në ‘facebook’, Manjani e cilëson shqetësues deklaratën e Presidentit, pasi sipas tij nuk ka pse të presë Gjykatën Kushtetuese për të denoncuar një proces që sipas tij është fals dhe i diktuar nga qeveria greke.

Reagimi:

Është shqetësuese deklarata e Presidentit të Republikës që:”marrëveshja e detit me Greqinë të kalojë pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese”...

Presidenti si kryetar i shtetit, nuk ka pse të presë Gjykatën Kushtetuese për të denoncuar një poces fallco negociatash, totalisht të diktuar nga qeveria Greke!

Ai proces diktati, i pranuar paturpësisht nga Qeveria jonë, ka prodhuar një draft marrëveshje dhe një hartë skandaloze që është shkëmbim i pastër territori.

Jepet shelf continental për të marrë ujë me kripë!!

Presidenti, si përfaqësues i unitetit të popullit, duhet thjesht ta denoncojë këtë farsë dhe produktin e saj anti kombëtar.

Në vijim Ai duhet të na sigurojë se nuk do të autorizojë nënshkrimin e asaj marrëveshje, pavarësisht ka apo jo Gjykatë Kushtetuese!

Autorizimi (Plotfuqishmëria) është detyrë kushtetuese e Tij, jo e Gjykatës.

Ndaj ska pse të fshihet pas argumentit (jo të pa drejtë) që ska gjykatë, por të garantojë popullin Shqiptar që sdo lejojë shkëmbim territori me Greqinë!

Kaq i kërkohet të bëjë!

Të fundit