Flash News

KRYESORE

Marrëveshja e detit/ Nazarko përplaset me Shehun: Të të vij turp, kërko falje

Marrëveshja e detit/ Nazarko përplaset me Shehun: Të të vij

Gazetari Mentor Nazarko është përplasur gjatë emisionit “Top Story” me deputetin e PD-së, Tritan Shehu për marrëveshjen e re të detit midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ishte Shehu ai që e konsideroi qesharak një lajm të publikuar në portalin ‘Konica’, që drejtohet Nazarko, çka nxehu situatën.

Nazarko tha se Shehut dhe PD-së duhet t’ju vijë turp për marrëveshjen e vjetër, ndërsa kërkoi prej të kërkonte falje.

Tritan Shehu: Në atë periudhë, për të prishur imazhin e qeverisë, u sulmua (marrëveshja). U sulmua nga ‘Rilindja’ për të goditur qeverinë e kohës dhe për t’i vendosur një peshë, për ta ngarkuar politikisht. Ishte një marrëveshje që duhet të qëndronte sepse në këtë mënyrë do të forconte pozicionin tonë. E lexova te ‘Konica’ (Shqipëria fiton det me marrëveshjen e re) dhe ishte qesharake. Ajo marrëveshje do të qëndrojë si model për marrëveshjen e re.

Mentor Nazarko: Në historinë politike të zotit Shehu dhe Partisë Demokratike, kufijtë e qesharakes dhe të turpshmes janë totalisht të ndryshme nga ato të miat. Zotit Shehu ose kush e ka nënshkruar duhet t’i vijë turp për atë marrëveshje.

Dyshimet e ekspertit Pashaj për rinegocimin e detit me Greqinë, mendimi i tij për nivelin e palës shqiptare

Të fundit