Flash News

KRYESORE

Marrëveshja e Maqedonisë së Veriut, Cakaj: Arritje historike që hap horizont për forcimin e shqiptarëve

Marrëveshja e Maqedonisë së Veriut, Cakaj: Arritje historike

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka përshëndetur marrëveshjen BDI-LSDM në Maqedoninë e Veriut, teksa e ka cilësuar këtë koalicion si arritje historike për diplomacinë dhe demokracinë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Cakaj është shprehur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me z. Artan Grubi, Sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së dhe i ka uruar urimet më të sinqerta për marrëveshjen historike që do të mundësojë për herë të parë një Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, qoftë edhe vetëm 100 ditë si fillim.

Më tej ai shton se marrëveshja e sotme hap një horizont të pashembullt për forcimin e shqiptarëve e zhvillimin e demokracisë në Maqedoninë e Veriut.

Reagimi i plotë:

Sapo kam zhvilluar një bisedë telefonike me z. Artan Grubi, Sekretarin e Përgjithshëm të BDI-së në Maqedoninë e Veriut, pas përfundimit të negociatave me partnerin e tyre të koalicionit, LSDM-në e Zoran Zaev.

Kam shprehur urimet më të sinqerta për marrëveshjen historike që do të mundësojë për herë të parë një Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, qoftë edhe vetëm 100 ditë si fillim. Po ashtu, krahas faktit se Kryetari i Kuvendit do të vazhdojë të jetë një shqiptar, mbetet arritje historike që diplomacia e Maqedonisë së Veriut do të udhëhiqet nga një shqiptar.

Me një fjalë, marrëveshja e sotme hap një horizont të pashembullt për forcimin e shqiptarëve e zhvillimin e demokracisë në Maqedoninë e Veriut.

Urime të gjithë shqiptarëve e falënderim të veçantë z. Ali Ahmeti e z. Artan Grubi për punën e vyer që kanë bërë në drejtim të forcimit të faktorit shqiptar, demokracisë e zhvillimit të brendshëm dhe proceseve euroatlantike në Maqedoninë e Veriut.

Me Maqedoninë e Veriut do të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh dhe punën e përbashkët në kuadër të NATO-s dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Të fundit