Flash News

KRYESORE

Marrëveshja me Greqinë, ish-presidenti Moisiu: Problemi i 12 miljeve nuk aplikohet

Marrëveshja me Greqinë, ish-presidenti Moisiu: Problemi i 12 miljeve

Alfred Moisiu, ish-presidenti i Republikës i ftuar në studion e lajmeve në Ora News me gazetaren Ilva Tare ka komentuar edhe negociatat që po zhvillohen me Greqinë. Moisiu tha se problemi i 12 miljeve është një problem kot, pasi nuk aplikohet. Ish-Presidenti komentoi edhe çështjen çame, ndërsa tha se mes Shqipërisë dhe Greqisë do të arrihet një marrëveshje, por me rëndësi është që kjo marrëveshje mos cënojë as grekët dhe as ne.

 “E dini ju sa është ngushti e Korfuzit?! Nga 3 km deri në 25 km, që i bie 1.6 milje detare deri në 14 milje. Pra problemi i 12 miljeve është një problem kot sepse nuk mund të aplikohet.

Po si do të aplikohet në Korfuz për shembull? Këtu pastaj është mesatarja, por këtu është e gjithë hileja, që nuk mund të merren të gjithë shkëmbinjtë e detit, por duhet të merren sipas ligjeve. Bota ka bërë ligje për këtë punë, por këto ama duhen kohë. Për shembullsh zgjidhje e këtyre problemeve me Italinë në atëkohë ka vazhduar 7-8 vjet. Sigurisht atëherë ishin dy sisteme të ndryshme, komuniste dhe kapitaliste, por tani duhet të zgjidhen me shpejt sepse kemi të njëjtin vizion për. Këtu është puna që për zgjidhjen e këtij problemi është plotësisht e mundshme. Unë kam një vërejtje për gjithë drejtuesit politik shqiptarë, por në mënyrë të veçantë për ministrat kryesorë. Mirë është që ata të kenë një këshill të urtësh, njerëz që e njohin problemin dhe ata duhen dëgjuar, duhen mirëkuptuar dhe sigurisht vendimin ta marrë ai që e takon” u shpreh ai.

Ndërsa për çështjen çame Moisiu është shprehur se është befasuar nga deklarata e presidenti grek.

“Unë dëgjova një deklaratë të Presidentit Pavlopuls, jam befasuar. Unë nuk e kuptoj që një presidenti i një vendi anëtar të BE dhe NATO-s të bëjë deklarata të tilla. Unë përdor një shprehje që e kam përdorur për herë të parë në 2003 në Samitin e Selanikut "Shokun dhe mikun mund ta zgjedhësh, por fqinjin ta jep zoti". Kjo do të thotë që të gjesh mënyrën si të bashkëjetosh me të. Kështu nuk bashkëjetohet! Nuk mund të injorosh shqiptarët, që janë një popull i vjetër në Ballkan.

Marrëveshjen me Greqinë do ta përfundojmë, jemi të detyruar ta përfundojmë, por e rëndësishme është që marrëveshja të përfundohet në mënyrë që asnjë nga palët mos cënohet, as grekët as ne”, deklaroi ish-presidenit.

Të fundit