Flash News

KRYESORE

Marrëveshja me Greqinë, shoqëria civile proteston në Berat

Marrëveshja me Greqinë, shoqëria civile proteston në Berat

Përfaqësues të shoqërisë civile nga qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë zhvilluar mesditën e sotme një protestë në qytetin e Beratit. Ata kundërshtojnë disa nga pikat e marrëveshjes së prishme midis dy vendeve, siç janë: Kufiti detar, çështja çame dhe hapja e varreve të ushtarëve grek në Gjirokastër.

Njëri nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, Aulon Kalaja deklaroi gjatë tubimit se qeveria nuk mund të bëj pazare me trojet, detin dhe çështjen çame.

“Berati, ka treguar se ka nxjerrë burra shteti dhe nga ky qytet ne i themi Qeverisë se nuk mund të bëjë pazare me trojet, siç është duke bërë me çështjen e detit, me çështjen çame. Qeveria pazarin e pare e nisi në Kretë, e vazhdo në Korçë, por në nuk mund ta lejojmë këtë. Ne kërkojmë transparencë për bisedimet me Greqinë, dhe qeveria do ti fal Greqisë 12 milje det”, pohoi Kalaja.

Të fundit