Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Artan Fuga
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë e drejtë dhe fitore për qytetarët, nuk janë dhuratë për ta nga politika.
Ne qytetarët duam vërtet zgjedhje të lira duke e hedhur në kosh këtë ligj elektoral që na fyen në cdo çast, nëpërmjet masave drastike që na mbrojnë nga administrata që na bën presion, si edhe nga pabarazia midis një qytetari të thjeshtë dhe një ministri a një politikani partiak që i ka të gjitha privilegjet për t'u zgjedhur dhe për të zgjedhur në kundërshtim me qytetarin që mbetet me duar në xhepa.
Marrëveshja Mcallister, sa mirë që u pranua nga palët!
Me shumë vonesë, por nuk ka gjë.
Politika shqiptare u tregua edhe njëherë si ato ndeshjet ku goli bëhet gjithnjë në minutat shtesë.
Tension tension dhe pastaj disa flasin për "tym të bardhë" a thua se u zgjodh mëkëmbësi i Krishtit në Tokë. U pikaaaaa sistemit tonë të propagandave të neveritshme!
Rëndësi që propozimi Mcallister të zbatohet. Por kalimthi nuk mund të mos shënojmë se kjo marrëveshje u krye sipas parimeve të Republikës së vjetër, pra si marrëveshje kokë më kokë mes dy individësh, të fortëve, që thjesht mbi vullnetin e tyre sovran, e bëjnë ose nuk e bëjnë marrëveshjen.
Unë nuk e di sesi janë ndjerë krerët e partive që e thirrën tryezën e negociatave, kur pasi ishin të zotët e shtëpisë, ftuesit, më pas atyre u thanë: Faleminderit, tani ikni pak sepse do të merremi vesh ne të dy!
Marrëveshjet politike demokratike janë kontrata sociale me pjesëmarrjen e qytetarëve, politikanëve, deputetëve, partive politike parlamentare, shoqërisë civile, jo një marrëveshje kokë më kokë mes dy individësh që si dikur kapedanët udhëhiqnin ushtritë.
Por, si duket nuk kishte rrugë tjetër. Vera e re në fillim nuk ka ku hidhet tjetër veçse në fuçi të vjetra. Por, jo për një kohë të gjatë. Sepse ose do të çahet fuçia ose do të prishet vera!
E reja e çan rrugën nëpërmjet së vjetrës!
Por, ne do ta shohim sesa është zbatuar ajo marrëveshje, shkon në thelb të gjësë apo do të na serviret një pjatë me bamje me mish pa mish!
Uroj që të ketë ndodhur diçka e pritshme dhe ngjizur nga mendimet tona!
Të mos ketë ndodhur e pabesueshmja!
Me një administratë kur që nga ministri e portjeri i ministrive deri te nëpunësi më i humbur në ndonjë rreth është e punësuar si militante duhet kohë, duhen masa të vërteta dhe të rrepta që kjo ushtri të mos vihet në rresht për ta cuar si zombi drejt kutive të votimit, duhen masa të rrepta dhe radikale që mësuesi, polici, taksambledhësi, i riu maturant të mos shkojnë me vota tashmë të hedhura në kutitë e votimit dhe ku dikush t'u thotë :
Ikni o budallenj, për ju ka votuar shefi!
Do rrogë ti, apo jo?
Përndryshe zhgënjimi do të jetë i madh.
Ne duam deputetë të popullit jo të partive. Ne duam deputetë që i propozon dhe i zgjedh populli, jo të hedhur me parashutë nëpër zona elektorale sepse janë shërbëtorë të interesave të dikujt.
Mjaft me deputetët që nuk e kanë justifikuar veten e tyre dhe që prej dekadash janë përgjegjës për degradimin e Shqipërisë dhe të shtetit shqiptar, që i kanë hipur në kokë qytetarëve apo edhe kanë monopolizuar edhe pushtetin edhe opozitën.
Unë më mirë pranoj një deputet që monopolizon pushtetin, sesa një deputet që monopolizon opozitën. I dyti është më i dëmshëm sesa i pari.
Unë dyshoj se ka një masë të madhe deputetësh opozitarë që luftojnë për kolltukun e deputetit dhe jo për t'i shërbyer popullit.
Sikurse ka deputetë që në shumicë doli se çfarë ishin!
Deputetlliku nuk është grup gjaku që e ke trashëguar nga fisi dhe e mban gjithë jetën duke e lënë trashëgim te djali apo vajza, nipi apo mbesa!
Shihni çfarë po bëhet në botë! Klasa politike po rinovohet gjithandej. Mos na nxirrni më fytyra të vjetra, dhe kjo jo në funksion të moshës, por të parazitizmit që deputetët manifestojnë.
Na duhet republika e re! Na e hiqni këtë rrangalle të vjetër që është në fakt një gjoja demokraci, një fasadë e shteteve të rrënuar, një mbeturinë muzeale e monizmit të vjetër, ngjyer me pak pluralizëm partiak të gjojshëm.
Ne qytetarët duam të ngremë kokën duke marrë të gjitha të drejtat tona politike, ne duam shumë më tepër të drejta politike, përndryshe nuk ju votojmë, do ju abandojmë kutitë e votimit, do ju përbuzim duke mos ju ardhur në aktivitete politike, do të marrim rrugët e Evropit për të ikur nga sytë këmbët prej jush.
Mjaft na përjashtuat duke na sunduar në emër të kastave të ndryshme, herë në opozitë e herë në pushtet.
Rinovohuni!
Në kandidatë për deputetë, në programe, në sjellje politike, në koncepte!
Përndryshe Shqipërinë po e çoni më keq në humnerë duke e bërë turpi dhe gazi i botës, cka ajo dhe ne nuk e meritojmë!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38