Flash News

KRYESORE

Marrëveshja për ‘Zgjedhoren’, Soreca: Me këtë pakt, Shqipëria më pranë BE

Marrëveshja për ‘Zgjedhoren’, Soreca: Me këtë

Ambasadori i BE, Luigi Soreca e cilësoi një lajm të mirë dhe në momentin e duhur arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Pas mbledhjes së fundit që konkludoi me një marrëveshje konsensuale, Soreca tha për mediat se tashmë Shqipëria është më pranë BE, ndërsa pritet që në 8 qershor  KE propozon kuadrin negociator.

“Ne kemi mirëpritur këtë marrëveshje, erdhi nga procesi gjithpërfshirës që ka nisur në janar. Të mërkurën patëm një marrëveshje të mira por ishte opozita ajo që kërkoi të shqyrtojë detaje si depolitizimin e administratës zgjedhore, që është në përputhje në rekomandimet e ODIHR dhe ne e mbështesim këtë progres.

Ishte duke u bazuar te kjo që qeveria e pranoi marrëveshjen dhe kjo është ajo që arritëm.

Në emër të BE dëshiroj të them se Shqipëria është më pranë BE pas kësaj marrëveshje, për arsye se një nga kushtet për celjen e negociatave do përmbushet së shpejti.

Kjo vjen në momentin e duhur pasi javën që vjen KE propozon kuadrin negociator si baza e negocitave mes Shqipërisë e BE, le të ecim para”, tha ambasadori i BE.

Të fundit