Flash News

KRYESORE

Marrëveshja me Prokurorinë, reagon ministria e Brendshme

Marrëveshja me Prokurorinë, reagon ministria e Brendshme

Ministria e Brendshme ju është përgjigjur reagimeve të bëra në lidhje me marrvëshjen e nënshkruar sot mes ministrisë dhe prokurorisë.

MB thotë se kjo nuk është marrëveshja e parë që dy institucionet firmosin mes tyre teksa shton se në kushtet kur krimi organizohet, sofistikohet dhe vepron pa barriera burokratike, autoritetet shtetërore dhe agjencitë ligjzbatuese nuk mund të luftojnë secili në parcelën e vet.

“Marrëveshja, teksti i së cilës është bërë publik edhe për opinionin e gjerë, garanton, njeh dhe respekton autoritetin e vetëm të Prokurorisë në drejtimin e hetimeve. Ajo vë pikërisht të gjitha aftësitë dhe kapacitetet e Policisë së Shtetit në shërbim të Prokurorisë, për hetime të plota dhe të specializuara”, thuhet në reagim

Minsitria thotë gjithashtu “kjo marrëveshje është lidhur në bazë dhe në zbatim të kornizës ligjore në fuqi, për luftën kundër krimit të organizuar. Marrëveshja detajon aspekte organizative të nevojshme për të garantuar hetime efikase, çuarjen para drejtësisë të eksponentëve të grupeve kriminale si dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga aktivitete të paligjshme”.

Të fundit