Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Marrëveshja Rama-Basha/ Hajdari rrëfen se kur do të ndodhë: Do të jetë fundi politik i kreut të PD
Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari është shprehur se beson tek një marrëveshje Rama-Basha dhe se këtë e ka paralajmëruar edhe më parë.
Hajdari tha për emisionin ‘Open’, se kjo marrëveshje mund ta arrihet në fillim të vitit të ardhshëm dhe sipas saj, kjo do të sjellë fundin politik të kreut të PD-së Lulzim Basha.
“Marrëveshja ka për të ndodhur, mund të ndodhë në fillim të vitit që vjen. Rama do e sfilisë Bashën sepse ai nuk ka asnjë interes për një marrëveshje me Bashën. Rama do e ofrojë marrëveshjen kur Basha të jetë i dobët. Kjo tavolinë do të jetë fundi i Bashës”, theksoi Hajdari.
Ajo deklaroi gjithashtu se e sheh shumë të dobët Partinë Demokratike për momentin. “Por nuk mendoj se PD nuk e ka forcën të ringrihet apo të ketë forca të reja politike që të ringrejnë të djathtën”, shtoi deputetja.