Flash News

KRYESORE

Marrëveshja Rama-Basha, Manjani tregon 8 efektet anësore

Marrëveshja Rama-Basha, Manjani tregon 8 efektet anësore

Pas arritjes së marrëveshjes mes kreut të opozitës, Lulzim Basha, dhe Kryeministrit, Edi Rama, reagimet kanë qenë të ndryshme, ndonëse pritshmëria ka qenë e ulët për një hap të tillë.

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook duke treguar efektet që pritet të sjellë një marrëveshje e  tillë.

Statusi i plotë:

Pasojat.

Kjo marrëveshje e domosdoshme për zgjedhjet, krijoi disa efekte anësore:

  1. Vendosi një precedent, dorëzimin e ministrive të rëndësishme para zgjedhjeve.
  2. Largon nga skena politike partitë e vogla (të paktën në këto zgjedhje).
  3. Dëmtoi iluzionin e aleancave politike strategjike. Me aleatin që fiton zgjedhjet ndan shumë më pak sesa me kundërshtarin ( LSI si aleate ka vetëm 4 ministra, PD si kundërshtare ka 6 plus zv. Kryeministrin).
  4. Konfirmoi edhe njëherë se problemet politike nuk zgjidhen dot me gjyqe! Kolegji u çlirua nga presioni politik.
  5. Kundërshtarët e kryetarëve ngelën pa tekst. Veçanërisht pa fjalë janë analistët e gazetarët e palëve.
  6. Nxorri jashtë loje komplet, po komplet fare letrën e hapur të Hahn! Muri i BE me Shqipërinë është edhe më i madh.
  7. Krijon një premisë reale për bashkëqeverisje PS-PD sipas modelit gjerman.
  8. Opozitarizmi mund të marrë goditje.

Askush nuk duhet të pezmatohet nga kjo marrëveshje! Të paktën deri në përfundimin e zgjedhjeve.

Të gjithë po e kërkonim me ngulm!

Të shpresojmë në më të mirën!

 

Të fundit