Flash News

KRYESORE

Marrëveshja VV-LDK, Basha: Përgjigje konkrete e vullnetit për ndryshim. PD në krah të Kosovës

Pas 4 muajsh nga zgjedhjet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nënshkruar sot marrëveshjen për koalicion qeverisës, duke i hapur rrugë krijimit të kabinetit qeveritar.

Lideri demokrat Lulzim Basha ka reaguar për marrëveshjen përmes një postimi në Facebook.

Basha thekson se marrëveshja e sotme është një plotësim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës.

Mes të tjerash, Basha premton se Partia Demokratike do të jetë plotësisht në krah e mbështetje të Kosovës.

“Marrëveshja e sotme është një plotësim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Ajo është një akt ndershmërie dhe pjekurie politike e një vizioni të qartë të drejtuesve të LVV dhe LDK. Kjo marrëveshje është përgjigje konkrete e vullnetit për ndryshim i qytetarëve të Kosovës.

Partia Demokratike si përgjatë çdo dite të historisë së saj, do të jetë plotësisht në krah e mbështetje të Kosovës dhe udhëheqësisë së saj, sot në opozitë e më fort nesër në qeverisjen e vendit, në sfidat që i kemi përpara dhe që kërkojnë angazhim të sinqertë e bashkëpunim vëllazëror”, shkruan lideri demokrat.

Të fundit