Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Marrëveshje e dytë Rama - Basha? Mustafaj jep mendimin e tij
Analisti Besnik Mustafaj mendon se një marrëveshje e dytë midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës mund të bëhet, por ai mendon se nga kreu i opozitës karshi shumicës ka shumë mosbesim.
"Mund të bëhet edhe një marrëveshje e dytë. Ne duhet të gjykojmë me fakte. Ne kemi numrin dy të PD, i cili doli dhe e përgënjeshtroi këtë gjë. Nga marrëveshja e para, Basha ka nxjerrë përfundimet e tij. Ka një mosbesim të madh nga Basha ndaj Ramës. Nuk besoj se është arritur një marrëveshje e fshehtë. Presidenti i është drejtuar në mënyrë institucionale agjencisë kombëtare që presupozohet se ka dhënë informacion për të nxjerrë nga arkiva dhe për t’ia vënë në dispozicion Komisionit Hetimor. Komisioni hetimor e përfshinë brenda platformës nëse ka dyshime për këtë informacion. Unë do të doja të kishte një fillim dialogu.", tha Mustafaj në News 24.
Analisti foli edhe për mundësinë e hapjes së negociatave me BE-në, ku tha se është skeptik se për Shqipërinë do të ketë lajme pozitive.
“Dështimi dhe suksesi në masën 90-95 për qind janë të qeverisë. Luftën kundër korrupsionit nuk e zhvillon as opozita as presidenti. Ne jetojmë në një situatë ku kryeministri dhe bashkëpunëtorët i shmangen përgjegjësive. Nuk ka asnjë arsye që ta shmangë përgjegjësitë nga ky proces. Dhe siç duket nga të gjitha gjasat duke se integrimi do të dështojë”, deklaroi Mustafaj.