Flash News

KRYESORE

Marrëveshje të fshehta? Meta: Si më gënjeu Monika

Marrëveshje të fshehta? Meta: Si më gënjeu Monika

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin ‘Opinion’, se a ka patur një marrëveshje me Sali Berishën për të goditur qeverinë, presidenti Ilir Meta u përgjigj se nuk ka pasur asnjë marrëveshje.

Ai shtoi se marrëveshje nuk ka pasur as me kryeopozitarin Lulzim Basha dhe as me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Asnjë marrëveshje… Zoti Rama para pak muajsh tha që ky është presidenti më i mirë, më bëri me trup. Kur i shkon pas avazit je i mirë, kur preken interesat e tij, jo të vendit sigurisht që je konformist. Zero marrëveshje midis meje dhe Berishës, zero marrëveshje midis meje dhe Lulzim Bashës, zero marrëveshje midis meje dhe Monika Kryemadhit”, tha Meta.

Në lidhje me Kryemadhin, presidenti shtoi se kjo e fundit edhe e kishte gënjyer.

“Mund tju them se edhe më ka gënjyer. Unë kam qenë në Gjermani. Më ka thënë që, për këtë çështjen e mandateve. Unë i kam thënë në ëhatsapp që kjo është një marrëzi, jo tha pa problem se edhe po ndodhi kjo tha mund të jap vetëm unë dorëheqje për arsye solidariteti edhe kështu po ata të tjerët nuk do ti lënë mandatet. Dhe ndodhi një gjë tjetër”, deklaroi Meta.

Të fundit