Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Për një pjesë të njerëzve, sidomos në media dhe politikë, marrëveshja Rama-Basha ishte një marrëveshje për bashkëqeverisje, për të shkatërruar Ilir Metën dhe partitë e vogla, për të qeverisur bashkë edhe pas zgjedhjeve etj. Teoritë konspirative nuk janë produkt i natyrës njerëzore. Kushtet, gjendja sociale apo çfarëdolloj, janë ato që i shtyjnë njerëzit drejt tyre. Ngjarjet e tmerrshme, si: krizat ekonomike, vrasjet e rëndësishme, një aksident, një humbje domethënëse e diçkaje prej dikujt i bëjnë njerëzit që janë të trembur dhe të zemëruar prej këtyre ngjarjeve që të kërkojnë dikë për të fajësuar. Mendja njerëzore në shumë raste shtyhet të mendojë se kurdo që ndodh diçka e keqe, ajo ndodh sepse dikush i keq do që ajo të ndodhë. Teoritë konspirative përhapen veçanërisht brenda komunitetesh të izoluara, rrjetesh sociale, përfshirë dhe ato online.
Cass Sunstein, një filozof i njohur amerikan i të drejtës dhe ligjit thotë se njerëzit i pranojnë teori të tilla kaq pa lidhje me të vërtetën për shkak të dyshimeve të tyre dhe për shkak të natyrës së tyre paranojake. Askush nuk e di se çfarë kanë biseduar Rama dhe Basha fshehtas dhe sa kohë askush nuk e di atëherë ne duhet të gjykojmë mbi faktet publike. Marrëveshja vinte pas 90 ditësh protestë, pas kërcënimeve të opozitës se nuk do të hynte në zgjedhje dhe pas kërcënimit të qeverisë se do të shkonte në zgjedhje e vetme dhe se do ta zhdukte opozitën duke sajuar një opozitë me partinë e z. Topi, z. Bojaxhi, z. Blushi etj.
Marrëveshja vjen pas dështimit të negociatave të drejtuara nga zyrtari i Partive Popullore Europiane McAllister dhe pas pafuqisë së qeverisë për të mbajtur zgjedhje në Kavajë. Deri në momentin e takimit të Ramës dhe Bashës konflikti politik mes palëve ishte shumë i lartë, më i larti ndoshta i katër viteve të fundit. Pavarësisht se Basha kishte thënë se zgjedhje me Ramën kryeministër nuk do të ketë dhe pavarësisht se Rama kishte thënë se krizës së çadrës që ishte krizë e vetë PD-së nga frika e humbjes dhe e vettingut ai nuk do t’i dorëzohej, ata arritën një marrëveshje thuajse historike. Në letër marrëveshja krijon mundësi të rralla që qeveria të mos përdoret në fushatë, që paratë publike të mos përdoren në fushatë, që dekriminalizimi të ndodhë, që të gjurmohet paraja e pistë, të vëzhgohet dhe kapet përdorimi i parasë së drogës për të blerë vota etj.
Marrëveshja iu jep mundësinë partive të hyjnë vetëm në zgjedhje dhe të matin fuqinë e tyre pa iu dashur mbulimi pas koalicioneve. Marrëveshja mund të jetë e kritikueshme në shumë pika, mund të kishte elemente më shumë kontrolli ose mund të ishte edhe më e keqe. Shumë njerëz të PD-së ose votues të saj do të donin që Kryeministri të jepte dorëheqjen, zgjedhjet të bëheshin në vjeshtë dhe mundësisht Rama të caktonte dikë tjetër si kandidat për Kryeministër. Por, marrëveshja mund të ishte më e keqe, Kryeministri mund të rrinte vetëm te Paketa McAllister, te largimi i katër ministrave dhe te mbajtja e disa mjeteve qeveritare, si: OSHEE, ALUIZNI etj., që mund të përdoreshin në fushatë. Marrëveshja ka tri lloje kundërshtarësh. Një pjesë janë mbështetës të PS dhe PD-së. Mbështetësit e PS thonë se Rama shiti pushtet, hyri në bashkëqeverisje. Këta mendojnë se iu ndodhi diçka e keqe, që Rama u dorëzua, që hyri në bashkëqeverisje etj. Funksionarë, mbështetës apo votues të PD-së gjithashtu fajësojnë Bashën se bëri marrëveshje me Ramën, i la pushtetin Ramës, goditi LSI-në, do të ketë bashkëqeverisje. Në këtë grup një pjesë e shohin veten larg pushtetit, pa pushtet. Ata kanë shtysa dhe inate personale ndaj Bashës.
Grupi i dytë i atyre që flasin për konspiracion janë LSI-ja, PDIU-ja, Topi, Blushi, Bojaxhi. Çuditërisht ato fajësojnë Bashën më shumë se sa Ramën. Moslejimi i koalicioneve me të vërtetë mund të penalizojë, ato janë viktima të lojës së tyre pa principe. LSI i besoi shumë vetes dhe aftësisë së liderit si politikan i hollë, që di ta dredhë, që është mjeshtër dhe shumë i zoti dhe që në çdo rast do të dinte të fitonte. Në fakt dhe kjo është çështje filozofie e provuar që në fillimet e historisë së njeriut, LSI duhet ose t’i kthente faqen Ramës, t’i dorëzohej, të pranonte një rol minor të një partie të vogël dhe të mesme ose ta mundte.
Lufta e saj me PS nuk do të shuhet kurrë deri sa njëra (LSI) të kthejë faqen ose edhe zhbëhet krejt. LSI duhet me kurajë të shkonte në koalicion me PD dhe t’i linte idiotësitë e “mbi palëve”, e “faktor përbashkues” etj., dhe të përpiqej ta mundte Ramën. Basha nuk i ka bërë asgjë dhe nuk i ka asnjë detyrim, për më tepër kur LSI nga “zgjedhje pa opozitën nuk” shkoi e heshti duke harruar ç’tha. Topi është e kotë të flasim, duhet të shkonte në çadër. Bojaxhi po ashtu. Ideja se janë opozitarë e të djathtë dhe nga ana tjetër hyjnë në zgjedhje të kapin grimca të dhëna nga shumica për të legjitimuar zgjedhjet pa opozitën është qesharake dhe do ta vuajnë. Nuk iu ka faj Basha dhe as ka konspiracion. Edhe Blushi duhet të shkonte në çadër. PDIU është diku mes LSI dhe partive të vogla dhe duhet të zgjidhte me kurajë të shkonte në prehrin e Ramës ose në opozitë.
Fajësimi i Bashës është qesharak. Ka edhe një grup tjetër që kundërshtojnë marrëveshjen dhe flasin për bashkëqeverisje dhe konspiracion. Këta janë disa analistë të njohur si Bushati dhe Lubonja etj., të cilët duhen vlerësuar për qëndrimet pasi nisen nga një qasje ideore ndryshe nga disa analistë të tjerë që janë kundër sepse janë zgjatime të partive ose interesave. Bushati dhe Lubonja mendojnë se sistemi është në krizë të thellë, se ai duhet shkulur nga rrënjët, se një grup politikanësh dhe biznesesh kontrollojnë vendin, paratë dhe vendimmarrjen.
Së pari, këta nuk ishin në çadër dhe nuk ka kuptim t’i kërkojnë Bashës të mbajë çadrën hapur dhe t’i shkojë në fund shkuljes së sistemit. Së dyti, thelbi i së djathtës është siç thotë Peggy Noonan, ish-këshilltare e presidentit Reagan, dhe një nga mendjet më të mprehta konservatore sot, gjetja e mënyrave për të bërë përpara sa të mundesh brenda realitetit pasi e ke njohur mirë atë dhe mundësitë që ke. Në këtë kuptim Basha ka vepruar si i djathtë. Në kushtet ku ishte ai dhe vendi nuk kishte asgjë më shumë për të marrë dhe fituar. Zgjidhja tjetër, ajo e vajtjes së vendit në zgjedhje pa opozitën do të ishte e frikshme. Vendi nuk do të qeverisej, PD do të hynte në një luftë të gjatë mbijetese dhe protestash, grevash urie apo lidhjesh me litarë para parlamentit, gjë që do ta dobësonte atë dhe qeverinë ndoshta. Më e keqja mund të ishte përplasje për shkak të frustrimit dhe rrugë pa krye për qeverinë dhe PD, por sidomos njerëzit.
Tezat e Lubonjës, të cilat janë më të elaboruara flasin për një elitë të korruptuar dhe një popull të mirë, ato e ndajnë shoqërinë në këto dy grupe dhe kjo është problematike. Tezat e Lubonjës denoncojnë të vërteta dhe kjo është një e mirë e tyre, por ideja e çuarjes në fund, e shkuljes së sistemit të kontrolluar nga elita nuk dihet ku na çon. Marrëveshja ishte më e mira në këto momente.
*Titulli është i Politiko. Shkrimi është marrë nga Mapo me titullin 'Ta emërtosh Marrëveshjen Rama-Basha bashkëqeverisje është mjerane'.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38