Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Naum Mara
Diktatorët e shekullit të kaluar ishin thuajse të gjithë me çizme. Disa (të djathtët) i mbajtën deri në fund të jetës ose i ndërruan me pantoflat e burgut, ndërsa “të majtët”, përgjithësisht, i ndërruan në pjesën e dytë të sundimit me këpucë luksoze.
Rama përpiqet të jetë “Diktatori” i shekullit XXI, me një përzierje ekzibicionizmi, romuzesh ala-Enver, populizmi ala- Musolini, fjalori të ndyrë ala- Duterte dhe atlete.
Pas largimit të bashkëpunëtorëve të tij kritikë, si Lubonja dhe më vonë Blushi, rreth vetes ka mbledhur tufën më të përulur të servilëve, që përsërinin rast e pa rast nevojën e madhe që ka Shqipëria për një prijës si ai.
Eriona Veliaj kërkon që Rama të mbetet në krye të vendit edhe për disa dhjetëvjeçarë.
Spiropali e krahason me Skënderbeun duke i garantuar të paktën 25 vjet në udhëheqjen e “Lidhjes së Kanabisit”.
Niko Peleshi e përcakton si “çunin më të mirë të Shqipërisë!”
Dhe këto janë ato, që dalin në shtyp, pa llogaritur lajkat e pafund, që i bëhen në dreka dhe darka, ku narcisizmi i tij miklohet nga përuljet e oborrtarëve. Kështu, dëshira e tij për të qenë Diktator, kthehet në psikologjinë e tij, në nevojë për t’i shërbyer popullit të tij si Diktator.
Gjatë fushatës elektorale të vitit të kaluar, një mësuesja ime, grua me mend dhe shumë e balancuar, ju drejtua me fjalët: “E kam thënë që vetëm Rama mund ta bëjë Shqipërinë!”
Ishte për të ardhur keq të mendoje se, jo pak njerëz në Shqipëri kishin filluar të mendonin se Prijësi i duhur kishte mbërritur dhe duhej të kthehej në Sundimtar.
Por, për këtë psikozë kaq të dëmshme për vendin, nuk mund të fajësojmë vetëm Ramën me ERTV e tij, vetëm “oborrtarët”, që karrierën e tyre ja dedikojnë atij, vetëm militantët mendjengushtë dhe syverbuar.
Një pjesë e mirë e medias, ka përgjegjësinë e madhe të rritjes së “kultit të “Edi Ramës’.
Ka gazetarë, si Shpëtim Nazarko, që nuk arrijnë dot të fshehin adhurimin e tyre për udhëheqësin e ri me “dorë të fortë“, dhe të pajtohen edhe me një shndërrim të mundshëm nga autokrat në Diktator.
Shpërthimi i Shpëtim Nazarkos, i ndihmuar më pas edhe nga një artikull shpjegues i Skënder Minxhozit, dëshmon se në shtresa të caktuara të së majtës përkëdhelet ideja e “të bërit shtet” me metoda diktatoriale. Jo të pakta kanë qenë gjatë viteve të fundit lavdet e Fatos Klosit dhe Zabit Brokajt për Mehmet Shehun, si kryeministër “i zoti dhe dorë e fortë“.
Ideja se “Demokracia nuk funksionon”, nuk është as e Nazarkos dhe as e të tjerëve si ai. Pati përfshirë të gjithë Europën në tri dekadat e para të shekullit XX dhe atje ku ishte më e brishtë dhe problemet ishin më të mëdha, si në Itali, Portugali, Gjermani dhe Spanjë, u vendosën Diktaturat fashiste me mbështetjen e atyre, që kërkonin “dorë të fortë“. “Dora e fortë“ krijoi stabilitet për disa vite dhe përveç kufizimit të lirive, më pas u kthye në varrmihës të atyre kombeve.
Në krahun tjetër, përmbysja e shtetit në Rusi u quajt revolucion, dhe nga një regjim carist i kalbur, u vendos një Diktaturë e ashpër, që përsos krimeve të mëdha, u kalbëzua gradualisht gjatë dhjetëvjeçarëve.
Marrëzia e Nazarkos dhe të tjerëve si ai, konsiston në faktin, që Rama, në vend të konsiderohet si bashkëfajtor, për problemet e mëdha që ka tranzicioni shqiptar, po trajtohet si Shpëtimtar të cilit duhet, jo vetëm t’i jepen edhe vite të tjera qeverisjeje, por mundësisht t’i shtohen kompetencat dhe kontrolli mbi institucionet.
“Vetëm Rama mund ta bëjë Shqipërinë!” është një parullë jo pak e rrezikshme dhe për t'u nënvleftësuar.
Situata jo e shkëlqyer e Bashkimit Europian dhe shtimi i prirjeve centrifugale të shumë kombeve, nuk e përjashtojnë në masën 100% shpërbërjen e tij. Edhe pse kjo ka pak gjasa të ndodhë, rritja e fërkimeve, diferenca ekonomike midis shteteve dhe shtimi i lëvizjeve populiste, nuk e bëjnë të pamundur. Shto këtu edhe trysninë e regjimeve gjysëm diktatoriale të Putin dhe Erdoganit.
Ndaj shpresa për të mbrojtur demokracinë tonë hibride vetëm nga Bashkimi Europian nuk është e mjaftë. Demokracia mbrohet vetëm nga brenda vendit, kur kuptohet se është alternativa më e mirë shtetformuese.
Për hir të Kombit, Rama duhet larguar sa më parë nga pushteti.
Ai ka nisur të luajë siç luajnë gjithë ata me prirje diktatoriale, me kartat e një nacionalizmi të fortë. Shpalosja e idesë së një Presidenti të përbashkët me Kosovën, ishte pikërisht e një lloji të tillë.
Nëse ka një gjë, për të inkurajuar këtë “diktator në potencë“ është pikërisht mbajtja e atleteve.
Do t’i duhen një ditë, për t’ja mbathur në pikë të vrapit për t’i shpëtuar drejtësisë dhe zemërimit popullor.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38