Flash News

KRYESORE

Marrin formë aleancat e reja, ministri i Jashtëm i Iranit vizitë të papritur në Turqi

Marrin formë aleancat e reja, ministri i Jashtëm i Iranit vizitë

Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif do të vizitojë sot Turqinë për të zhvilluar një takim me homologun e tij, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency.

Në raport thuhet se partitë do të diskutojnë për çështjet rajonale dhe Sirinë.

Në fokus të kësaj vizite do të jetë gjendja e përkeqësuar diplomatike në Gji, me disa vende arabe, duke përfshirë Arabinë Saudite, sanksionet ndaj Katarit, pjesërisht mbi lidhjet e Dohas  me Teheranin.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i cili ka marrëdhënie të ngushta me familjen mbretërore të Katarit, ka dalë kundër sanksioneve duke qënë një shtysë diplomatike për të zgjidhur krizën.

Katari dhe Turqia kanë punuar ngushtë në Siri, duke mbështetur grupet e opozitës, ndërsa Irani mbështet plotësisht presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Të martën, raportet nga Irani treguan se vendi do të ndihmonte Dohan me furnizime ushqimore, pasi Arabia Saudite ka mbyllur kufirin e vetëm tokësor dhe ka zbatuar masat sanksionuese të ndërmarra nga Kombet e Bashkuara për të mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet e Katarit.

Rikthehet ‘Lufta e Gjirit’? Turqia dërgon trupa në Katar, aleancë kundër Arabisë Saudite dhe Egjiptit

Të fundit