Flash News

KRYESORE

Marshuan kundër krimit, Prokuroria e Shkodrës nis hetimet për disa të rinj

Marshuan kundër krimit, Prokuroria e Shkodrës nis hetimet për

Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për marshimin e organizuar disa javë më parë ku u bë thirrje për bashkim të qytetarëve kundër krimit të organizuar dhe trafikantëve të drogës. Shkodra është një prej qyteteve më të goditura nga krimi i organizuar dhe për këtë arsye qytetarët u organizuan për një marshim sensibilizues.

Kreu i FRPD-së në këtë qytet, Arvit Bushati deklaron se disa të rinj të këtij forumi janë thirrur në prokurori për t’u marrë në pyetje. Bushati akuzon prokurorët se në këtë çështje janë duke keqpërdorur detyrën e tyre.

Reagimi i Arvit Bushatit:

Çeshtje iniciative.

Ne qytetin ku ka me shume ngjarje kriminale, keto dite prokuroria e qytetit me iniciativen e vet ka nisur hetimet duke marre disa te rinj te forumit ne pyetje ne lidhje me aktivitetin tone politik, me prova te vetme, video dhe foto te postuara po nga ana ime ne rrjetet sociale.

Ka dy pale, ato qe zgjedhin ta bejne detyren e tyre qofte edhe si qytetar te lire dhe ato qe zgjedhin te keqperdorojne detyren.

U akuzuan se tentuan të vrisnin policët, Prokuroria e Krimeve të Rënda pushon hetimet për bandën e Elbasanit

Të fundit