Flash News

KRYESORE

Martesa e Getit me Marinën, gazetari zbulon personin e veçantë që do çelë sonte dasmën e tyre

Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Getoar Selimi dhe Marina Viollca, sot në mbrëmje do te finalizojnë dashurinë e tyre në martesë.

 Disa ditë më parë është mësuar se ceremonia do të organizohej në Gjirin e Lalzit në Durrës me një numër të madh të ftuarish.

Mesa duket çifti ka dashur të na e lërë surprizë personin që do të hapë dasmën, por është gazetari Eraldo Rexho ai i cili zbulon “sekretin”.

 Në një postim në Instagram, Rexho ka postuar një foto me Luana Vjollcën duke komentuar “kush do ta hapi dasmën sot mi @luanavjollca”.

 Kjo na lë të kuptojmë se do të jetë pikërisht ajo që do bëjë çeljen e dasmës.

 

 

Të fundit